
- Publikuar
- Autorët
- Dr. Doc. SOTIR DHAMO, Dr. GJERG) THOMAI, Prof. Dr. BESNIK ALIAJ
- ISBN
- 978-9928-347-06-0
- Shikime
- 561
"Saranda e munguar" eshtë vazhdim i serisë së "qyteteve të munguara".
Pas Tiranës, Saranda eshtë rasti i dytë që trajtojmë në këndvështrimin e
marrëdhënieve që qyteti krijon me projektet dhe vizionet e hartuara për të
dhe ndikimin e tyre në të ardhmen e tij. Projektet e analizuara në këtë libër,
që mbulojnë harkun kohor midis viteve 1925 dhe 1990, të realizuara apo jo,
janë pjesë e rëndësishme e energjisë mendore që ka formësuar apo ndikuar
zhvillimin e Sarandës së sotme dhe në këtë aspekt, vlejnë të rinxirren në dritë.
Ky proces bähet edhe më i vlefshëm kur distanca kohore nga lidhjet politike
dhe strukturat administrative të cilat kanë nxitur, financuar apo propaganduar
këto projekte është e konsiderueshme. Ndër të tjera, ky reflektim shërben për
të rivlerësuar edhe vetë efikasitetin e instrumenteve të planifikimit, ndikimin e
tyre real në zhvillimin e qyteteve, si dhe raportin me spontanitetin dhe "liritë"
njerëzore në zhvillimin e vendbanimeve. Në analize të fundit, ky reflektim
synon të sjellë përgjigje alternative edhe për shumë pikëpyetje që shtrohen
sot në lidhje me praktikat e planifikimit të gyteteve. Sikurse çdo qytet, edhe
Saranda eshtë fryt sa i vizioneve dhe imagjinatës së shprehur në mënyrë
racionale në plane e projekte, aq edhe i spontanitetit apo i veprimtarive
njerëzore, nxitëse apo frenuese ndaj ketyre vizioneve, që në fund mishërohen
te qyteti real. Pikerisht kjo diferencë midis qytetit real e të përditshëm dhe
atij imagjinar, apo midis gjendjes si jemi dhe si duam të jemi, krijon "aytetin e
munguar". Kjo eshtë hapësira e kërkimit te cilën perpiqemi të eksplorojmë e
të risjellim në serinë e qyteteve të munguara.
Si ju duk ky postim?
Pëlqimet
0 pëlqime 0 mospëlqime
Vlerësimi
Ende pa vlerësime
Identifikohuni për të pëlqyer, vlerësuar dhe komentuar postimin.
Identifikohu
Komente 0
Ende nuk ka komente.
Identifikohuni për të komentuar ose për t'iu përgjigjur një komenti.