Godinat Industriale - 1945-1990

ISBN: 978-9928-131-81-2| Published: 2019-04-02 2045 - Viewers

Godinat dhe komplekset industriale u ndertuan pergjate viteve duke u zgjeruar dhe pershtatur me linjat e prodhimit, nevojat e tregut si dhe me teknologjite ne ndryshim te industrise. Ne planet rregulluese te Tiranes nga vitet 1940-1943 si dhe ato te viteve 1958 dhe 1989 jane perckatuar zonat funksionale nder to dhe ato industriale. Keto komplekse te prodhimit te ndertuara ne Shqiperi kryesisht gjate viteve 1945-1990 kane patur nje rol te vecante dhe shume te rendesishern ne formesimin urban dhe arkitektonik te zones se ciles i perkisnin. Volumet masive, rruget e transportit, peisazhi industrial ne teresi krijonin jo vetem fizion-amine e zones ne kontekstin urban, por dhe ne ate social.

Ndertesa industriale planifikohej dhe ndertohej si nje "fenomen urban" i cili kishte rendesine vizuale dhe natyrshem i ndertuar dhe rrethuar nga njerezit.

Qendrat e rendesishme industriale-urbane dominonin vizualisht jo vetem zonen se ciles i perkisnin, por ishin pika referimi dhe nyje te fuqishme te zhvillimit te qytetit. Ne fjalorin e komunikimit te perditshem zonat e qytetit emertoheshin sipas objekteve industriale, sic njihen ne qytetin e Tiranes "Zona e oxhakut", "21 Dhjetori", "Zona e kombinatit", etj. terminologji qe vazhdojne te perdoren edhe sot, pavaresisht se "lavdia"e epokes industriale te viteve 1945-1990 tashme ka perfunduar.

Objektiv i ketij botimi ka gene se pari te identifikoje keto godina ne harten e sotme te Tiranes, dhe se dyti te beje dokumentimin e projekteve te godinave industriale ne menyre qe te mund te sensibilizoje dhe orientoje "objektivisht" qendrimin qe duhet mbajtur ndaj asaj cfare kemi trasheguar nga periudha e industrializmit socialist.

Tirana nje qytet i projektuar dhe ndertuar deri ne vitet '90 si nje qytet me zona te pastra funksionale te terhiqte te realizoje dokumentimin sipas zonave industriale, por ne qytetin e sotem ndarja funksionale nuk eshte me nje realitet urban dhe zonat e pastra industriale nuk jane me ekzistente.

Bazuar ne kete realitet, EVIDENTIMIN dhe DOKUMENTIMIN ne terren te ketyre godinave zgjodhem te kryenim sipas njesive administrative. Nje ndarje e tille, gjithashtu, lehtesoi menyren e organizimit ne terren per te gjetur gjurrnet e godinave industriale.

Autoret: Etleva Bushati, Iva Mezezi, Gjergj Thomai, Ada Petrela, Frida Zaimi, Joana Gogo

Duhet të jeni të Identifikuar qe të pelqeni/vlersoni postimin!

(0) Comments

You need to Log In to comment this post!