Digjitalizimi
Në kushtet e sotme, ku kërkesat për qarkullimin e informacionit dhe përpunimin e tij janë mjaft të larta, institucioni ynë ka hedhur hapat e parë të digjitalizimit të këtyre projekteve, duke dhënë sot një produkt digjital të dokumentit arkivor dhe duke krijuar mundësinë e ruajtjes së kësaj pasurie kombëtare dhe lehtësinë e informimit nga AQTN për çdo studiues shqiptar ose të huaj. Pasurimi, evidentimi, klasifikimi, përpunimi tekniko-shkencor, ekspertiza, ruajtja dhe shfrytëzimi i dokumenteve të AQTN-së bëhen në bazë të Normave Tekniko-Profesionale dhe Metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë, të miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) dhe të sanksionuara në nenin 15 të Ligjit nr. 9154, datë 06.11.2003.
AQTN po punon vazhdimisht për skanimin e materialit teknik arkivor, ku deri tani është realizuar skanimi 100% i dokumentacionit teknik të viteve 1911–1990. Vazhdon puna për skanimin e dokumenteve teknike për periudhën pas vitit 1990 e në vazhdim. Dokumentacioni teknik i periudhës 1911–1990 përpunohet, indeksohet dhe atashohet në programin aplikativ të AQTN-së.