
- Publikuar
- Autorët
- Dr.Urb. Gjergj THOMAI, Urb. Fatlinda STRUGA, Ark. Iva MËZEZI
- ISBN
- 978-9928-346-13-1
- Shikime
- 641
Elbasani, zhvillimi urban 1945 - 1990” është pjesë e serisë së publikimeve të
zhvillimit urban të qyteteve në Shqipëri gjatë periudhës 1945 - 1990 dhe vjen në
vijim të botimeve “Lezha, zhvillimi urban 1945 - 1990”, “Gramshi, zhvillimi urban
1945 - 1990”, “Kavaja, zhvillimi urban 1945 - 1990”, “Kukësi, zhvillimi urban 1945 -
1990”. Ai përshkruan zhvillimin e planifikuar të qytetit të Elbasanit në hapësirën
kohore 1945 - 1990, proces që është i lidhur ngushtë me sistemin politik, shoqëror
dhe ekonomik të kohës.
Edhe në këtë botim duam të evidentojmë se detyra kryesore e institucioneve të
planifikimit dhe projektimit urban të asaj kohe ishte hartimi i Planeve Rregulluese
dhe studimeve pjesore urbanistike, të cilat duhet të paraprinin zhvillimin e
qendrave ekzistuese urbane e rurale, si edhe krijimin e qendrave të reja të banimit
dhe atyre ekonomike në përputhje me politikat kombëtare të zhvillimit të terriorit.
Planifikimi dhe ndërtimi i qyteteve lidhej ngushtë me:
•
zhvillimi i forcave prodhuese
•
sistemi shoqëror
•
shkalla e zhvillimit të kulturës dhe teknikës së ndërtimit
•
faktorët gjeografikë
Këto plane rregulluese u hartuan për:
•
Rindërtimin e qyteteve ekzistuese, me qëllimin kryesor përshtatjen e tyre me
kërkesat e reja që shtronte shoqëria socialiste.
•
Ndërtimin e qyteteve të reja, që erdhën si domosdoshmëri e zhvillimit të industrisë
së lehtë dhe të rëndë të asaj kohe siç ishin: industria ushqimore, nxjerrëse, përpunuese,
kimike etj.
Si ju duk ky postim?
Pëlqimet
0 pëlqime 0 mospëlqime
Vlerësimi
Ende pa vlerësime
Identifikohuni për të pëlqyer, vlerësuar dhe komentuar postimin.
Identifikohu
Komente 0
Ende nuk ka komente.
Identifikohuni për të komentuar ose për t'iu përgjigjur një komenti.