
- Publikuar
- Autorët
- Anjeza Llubani, Gjergj Thomai, Karl Kaser, Anna Bruna Menghini, Renato Rizzi, Spartak Bagllamaja
- ISBN
- 978-3-643-96205-8
- Shikime
- 578
Kur vizitova Tiranën për herë të parë, në vitin
1987, përshtypjet e mia fillestare të mëdha ishin
aeroporti i vogël, rruga e gjatë dhe dredha-
dredha nga aeroporti për në qendër të qytetit,
trafiku i pakët, Hotel Tirana, ku isha vendosur,
dhe shumë këmbësorë nëpër rrugë, të cilët
largoheshin nga unë, i huaji. Menjëherë pasi
tentova, për herë të parë dhe të fundit, për të hyrë
në një kafene për të porositur diçka, kuptova që
vetëm dy ndërtesa publike ishin të arritshme për
të huajt e pashoqëruar pa krijuar probleme -
përveç Hotel Tiranës, ndërtesa më e lartë në
vend dhe hoteli më prestigjioz në sytë e partisë
në pushtet, hoteli tjetër më prestigjioz në sytë e
të huajve, ishte Hotel Dajti, me stilin e tij italian
dhe barin e shumëllojshëm.
Libri të cilin po lexoni hapet me vrojtime të
ngjashme, ndonëse në një nivel më abstrakt –
një ndërveprimi i arkitekturës italiane të periu-
dhës midis dy luftërave botërore dhe Luftës së
Dytë Botërore me arkitekturën shqiptare të stilit
sovjetik të epokës së socializmit. Anna Bruna
Menghini, autore e prologut në këtë libër, na
ofron komente arkitektonike të spikatura për
këtë, ndërkohë që vëzhgimet e mia janë relati-
visht modeste, por sidoqoftë të rëndësishme për
Si ju duk ky postim?
Pëlqimet
0 pëlqime 0 mospëlqime
Vlerësimi
Ende pa vlerësime
Identifikohuni për të pëlqyer, vlerësuar dhe komentuar postimin.
Identifikohu
Komente 0
Ende nuk ka komente.
Identifikohuni për të komentuar ose për t'iu përgjigjur një komenti.