Tirana - Qyteti i munguar

ISBN: 978-9928-228-23-9| Published: 2016-10-22 617 - Viewers

Si dhe pse qytetet marrin formen qe shohim? Arsyet mund te jene te shumta, por ne kete material do te ndalemi ne nje marredhenie te veçante qe qyteti ka me ate pjese te imagjinates qe misherohet gjate historise se tij ne plane e projekte, qofshin ate te realizuara apo te parealizuara ... Kjo imagjinate eshte fryt sa i fantazise, aq edhe i racionalitetit njerezor. Diferenca midis qytetit te perditshem, real e te prekshem dhe atij te mendjes, te shprehur ne projekte e vizione te parealizuara apo te realizuara pjeserisht, krijon "qytetin e munguar". Eshte pikerisht ky i fundit qe perben hapesiren te cilen synojme te eksplorojme permes ketij kerkimi. Qyteti i munguar ne kuptimin e ketij materiali nuk nenkupton nje qasje nostalgjike, por perkundrazi, nje force shtytese drejt objektivit te qytetit te deshiruar, qytetit te mendjes, qytetit "ideal".Ne kete kendveshtrim ky material synon te tejkaloje radhitjen e zakonshme te planeve dhe projekteve te hartuara per Tiranen, duke synuar te perdore si energji pozitive reflektimin mbi keto projekte, ne Iidhje me elemente te propozuar, te realizuar apo te paardhur ne jete asnjehere. Ne kete kuptim, kjo eshte nje menyre se si mund te trajtohet evolucioni i qytetit jo vetem duke analizuar ate qe ka ndodhur ne qytet, por edhe duke "germuar" ne ate qe nuk ka ndodhur asnjehere, ose ne ate qe mund te kishte ndodhur. Keshtu, gjera qe na kane mbetur ne mendje, apo frustrime pozitive, mundet me ne fund te dalin ne drite, te "vizualizohen" e natyrisht te perkthehen ne nje kontekst te ri, ne arkitekture, apo ne qytet. Materiali eshte edhe nje perpjekje per te treguar se si permes kerkimeve arkivore dhe analizave historike te ecurise se qyteteve tona, mund te nxjerrim mesime shume te vlefshme per menyren se si duhet te veprojme sot dhe masat qe duhet te marrim per ndryshime te qasjes ne Iidhje me qytetin dhe territorin. *Per te bere te mundur kete kerkim, ku analizohen me me detaj ato projekte qe ne i kemi konsideruar si me te rendesishmit per rithemelimin, formesimin dhe konsolidimin e qytetit te Tiranes midis viteve 1920-1990, ne menyre specifike i jemi referuar dokumenteve te vena ne dispozicion nga Arkivi Qendror Teknik i Ndertimit mbi bazen e nje projekti bashkepunimi midis AQTN-MZHUT dhe Universitetit POLIS.

Autoret: Sotir Dhamo, Gjergj Thomai, Besnik Aliaj

Duhet të jeni të Identifikuar qe të pelqeni/vlersoni postimin!

(0) Comments

You need to Log In to comment this post!