Me datë 18.06.2015, pranë Arkivit Qëndror Teknik të Ndërtimit, u zhvillua takimi i përbashkët pune nga drejtuesit e AQTN-së, me përfaqesues të Ministrise së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor të Kosoves, në kuadrin e bashkpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave në fushën e arkivimit të dokumentacionit teknik.
Gjatë këtij takimi, drejtori i AQTN-se, Z.Gjergj Thomai, prezantoi rolin e institucionit tonë në fushën e ndërtimit dhe studimit të dokumentacionit teknik të arkivuar që nga viti 1911 deri në ditët e sotme (2015). Gjatë fjalës së tij, kolegët kosovarë u njohen me aktivitetin e AQTN-së, në ruajtjen, mirëmbajtjen, administrimin dhe shërbimin e dokumentacionit teknik.
U prezantua veshtiresitë e para që në themelimin e arkivit deri në ditët e sotme, ku ne si institucion po mundohemi të arrijmë standartet dhe teknikat bashkohore të ruajtjes së dokumentacionit, si ç'është Dixhitalizimi i dokumentacionit teknik. Për ne kjo është një sfid për të ruajtur dokumentin nga faktori kohë dhe ai atmosferik. Me interes për përfaqësuesit e Kosovës ishte Ligji i Planifikimit të Territorit, ku dihen problemet dhe vështirësitë e dorezimit të objekteve të reja të projektuara pranë AQTN-së.

- Publikuar
- Autorët
- Arkivi Qendror Teknik i Ndertimit
- Shikime
- 1 136
Si ju duk ky postim?
Pëlqimet
0 pëlqime 0 mospëlqime
Vlerësimi
Ende pa vlerësime
Identifikohuni për të pëlqyer, vlerësuar dhe komentuar postimin.
Identifikohu
Komente 0
Ende nuk ka komente.
Identifikohuni për të komentuar ose për t'iu përgjigjur një komenti.