
- Publikuar
- Autorët
- Gjergj Thomai
- ISBN
- 9788188634069
- Shikime
- 736
Arkivi Qendror Teknik I Ndërtimit disponon dokumentat teknike të të gjitha blloqeve
të banimit në Tirane të ndertuara para viteve 90.
Në nivele te ndryshme për secilin projekt Arkivi posedon projektet teknike,
relacionet, fotografi nga fazat e ndertimit te tyre.
Ashtu, në raftet e arkivit, projektet e blloqeve një nga një janë vetëm një seri
dosjesh te cilat përshkruajnë projektin e bllokut, por jo bllokun si pjesë e qytetit.
Projekti pilot I sistematizimit të disa prej blloqeve në një trajektore kohore
lineare sipas viteve të zbatimit, duke u bazuar në grafikët e prodhuar nga
vetë Instituti I Projektimeve i asaj kohe, i lidh këto projekte si në kohë ashtu
dhe në hapësire, duke u bazuar tek llogjika e vetë profesionistëve dhe
autorëve të këtyre blloqeve.
Të organizuara kronologjikisht, projektet e blloqeve janë shoqëruar nga
mendime te shprehura nga profesionistë të cilet ishin pjesmarres apo dëshmimtare,
apo edhe autorë/e, të këtyre blloqeve.
Ky projekt pilot është vetëm një tjetër hap drejt një tabloje më të gjerë arkivore
te historisë të blloqeve urbane në Tiranë dhe nëpërmjet tyre, të historisë të një
shtrese të rëndesishme të pëlhurës urbane të qytetit, të identitit të tij, dhe të historisë te tij
të ndërtuar.
Shpresojmë që duke e ndare kete projekt PDF online, në website-in e arkivit
të marrim sa me shume reagime dhe sugjerime
nga audienca e gjere per te ardhmen e tyre.
Falenderoj ark Gjergj Bakallbashi dhe GIZ per mbeshtetjen qe i ofroi atij per te
na asistuar me hedhjen e ketij hapi
Si ju duk ky postim?
Pëlqimet
0 pëlqime 0 mospëlqime
Vlerësimi
Ende pa vlerësime
Identifikohuni për të pëlqyer, vlerësuar dhe komentuar postimin.
Identifikohu
Komente 0
Ende nuk ka komente.
Identifikohuni për të komentuar ose për t'iu përgjigjur një komenti.