Arkivi Qëndror Teknik i Ndërtimit dhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit organizuan me datë 07/12/2013 një aktivitet me temë "Vlerat kombëtare, kulturore e historike në fushën e ndërtimit, që posedon Arkivi". Qëllimi kryesor i aktivitetit të zhvilluar në ambjentet e Arkivit Qëndror Teknik të Ndërtimit dhe më pas në Hotel "Diplomat" ishte rikthimi i vëmendjes te ky institucion i rëndësishëm përsa i përket ruajtjes dhe dokumentimit të materialeve të ndryshme në fushën e ndërtimit, si edhe shpalosja e planit të punës për sistemimin e dokumentave, mirëmbajtjen e tyre dhe dixhitalizimin e arkivit.
Ristartimi i punës së AQTN-s për të kryer një proçes lidhur me objektivat e saj si dhe gjithë përfshirjen e aktorëve të interesuar në studime të ndryshme historike dhe akademike. Dixhitalizimi përfundimtar sa më i shpejtë i të gjithë dokumentacionit të mësipërm dhe sistemimi i këtij fondi. Vendosja e bashkepunimit të të gjithë aktorëve të interesuar në baza institucionale me marreveshje bashkëpunimi përkatëse. Vazhdimi i punës për arkivimin e të gjithë dokumentacioneve në fushën e urbanistikës, arkitekturës dhe ndërtimit në përgjithësi, për të bërë të mundur që ky informacion të mos humbasë, por të shërbejë për të ardhmen.
You need to Log In to comment this post!
(0) Comments