Ekspozita Under Pressure

ISBN: 000-0000-000-00-0| Published: 2017-07-21 133 - Viewers

Arkitektura e periudhes se komunizmit ne Shqiperi vendoset per here te pare nen fokusin e nje audience nderkombetare, permes ekspozites "Under Pressure-Facts of socialist architecture in Albania", e hapur ne Venecia, Itali, prej 27 qershorit deri me 21 korrik 2017. Ekspozita eshte vazhde e nje pune kerkimore 3-vjecare te Universitetit Politeknik te Tiranes qe synon te hape debatin rreth trysnise dhe projektimit, ideologjise dhe arkitektures, ne nje nga realitetet me te izoluara komuniste ne bote. Universiteti i Venecias, IUAV, ka mbeshtetur dhe mirepritur ekspoziten, duke shfaqur interes e duke inkurajuar debatin mbi realitetin e panjohur te arkitektures shqiptare. Te pranishem ne ceremonine e celjes ishin Andrea Maliqari Rektor i Universitetit Politeknik te Tiranes dhe Alberto Ferlenga, Rektor i Universitetit te Venecias IUAV. Te dy rektoret e vleresuan ekspoziten dhe e konsideruan ate si nje hap perpara ne forcimin e bashkepunimit mes universiteteve perkatese. Ekspozita eshte nje perpjekje per te portretizuar realitetin e Shqiperise komuniste duke perdorur arkitekturen si mjet deshifrues. Tema e pergjithshme e ekspozites mbetet ilustrimi i formave te shumta te dialogut te vendosur mes arkitektures dhe pushtetit, duke evidentuar nje dikotomi, e cila pasqyrohet ne procesin krijues te arkitektit. Duke kaluar ne nje nivel me kontekstual lind pyetja: Si u ndikua arkitektura ne Shqiperi nga trysnia e kohes, e cila me se shumti modelohej nga propaganda dhe ideologjia komuniste? Pergjigjja vjen permes nje kolazhi episodesh qe nxjerrin ne drite pjeseza realitetesh te deformuara, te perthyera apo te mbivendosura. Tete etyde ilustrojne mozaikun: Ideologjia dhe projektimi, Qasja dhe imazhi, Tipizimi, Parafabrikimi, Disidenca (?), Ateizmi, Forma Kombetare dhe Arkitektura si mjet komunikimi. Permes ketyre etydeve tematike behet e lexueshme se si ne mjaft raste arkitektura transformohet ne nje mjet qe mundeson komunikimin mes pushtetit dhe qytetarit. Entitetet arkitektonike apo urbane kthehen ne skena mbi te cilat propaganda materializohet ne forme apo hapesire dhe ku ideologjia modelon vazhdimisht botekuptimin artistik.

Autoret: Gjergj Islami, Denada Veizaj, Gjergj Thomai Enrico Fontanari

You need to Log In to Like and Rate this post!
Average Rating: 5.0

Like: 1


(2)Comments

  • elvis

    2019-04-11 17:25:45

    Shume Interesante, dhe me shume informacion. Uroj sa me shume ekspozita nga ju!

  • tonny

    2019-04-11 14:11:02

    Nje ekspozite shume interesante, rreth ndikimit te diktatures ne arkitekturen shqipetare. Keep Up the good work!

You need to Log In to comment this post!