20 Vjetori i Krijimit te Arkivit Qendror Teknik Te Ndertimit

ISBN: 000-0000-000-00-0| Published: 2014-06-22 518 - Viewers

Me rastin e 20 vjetorit të krijimit të Arkivit Qëndror Teknik i Ndërtimit, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Arkivi Qëndror Teknik i Ndërtimit organizuan një takim ditën e premte, dt. 27. 06. 2014, ora 10:00, salla UNESCO në Muzeun Historik Kombëtar. Pas hapjes së takimit nga drejtori i AQTN z. Gjergj Thomai, uroj Arkivin për përvjetorin zj. Englantina Gjermeni, Ministre e MZHUT, si dhe zj. Arta Dollani drejtore e IMK. Një historik të shkurtër për krijimin e arkivit e bëri z. Agim Mero, ish drejtori I AQTN. Në këtë takim, u kujtuan me veprën e tyre dhe ark. Agron Jano, për të cilin foli ark. Artan Shkreli. Gjithashtu u kujtua dhe ing. Nezir Nota, për të cilin folën ing. Dhimitër Vogli dhe ing. Fitim Balla. Ing. Fitim Balla bëri edhe një përshkrim të gjerë për veprat dhe burimet hidroteknike. Nga bashkëpunimet që AQTN-ja ka me disa Universitete, rreth studimeve dhe ecurisë së këtij bashkëpunimi, bashkëpunim i cili sapo ka nisur, folën ark. Spartak Bakllamaja, ark. Sotir Dhamo, ark. Parashqevi Tashi dhe ark. Olisa Ndreçka.

Autoret: AQTN, MZHU

Duhet të jeni të Identifikuar qe të pelqeni/vlersoni postimin!

(0) Comments

You need to Log In to comment this post!