GRAMSH - Zhvillimi Urban 1945 - 1990

ISBN: 978-9928-131-84-3| Published: 2019-03-25 133 - Viewers

Zhvillimi i qytetve te Shqiperise ne periudhen kohore 1945 -1990 duhet te kuptohet ne lidhje te ngushte me regjimin politik, shoqeror dhe ekonomik to kohes. Detyre kryesore e urbanistikes se asaj kohe ishte hartimi i planeve dhe studimeve te vecanta urbanistike, te cilat duhet t'i pershtateshin kerkesave te reja te shoqerise socialiste. Ne baze te kesaj filozofie, ndertimi dhe planifikimi i qyteteve lidhej ngushte me keta faktore:

* Zhvillimi i forcave prodhuese
* Sistemi shoqeror
* Shkalla e zhvillimit te kultures dhe teknikes se ndertimit
* Faktoret gjeografike

Qyteti shikohet si bashkesi shoqerore - ekonomike qe ka lindur nga zhvillimi i forcave prodhuese dhe nga thellimi i ndarjes se punes shoqerore, duke neglizhuar format e zhvillimit te tij si formacione politike, tregtare, strategjike ose mbrojtese. Keshtu, si kategori historike, qyteti ndryshon krahas zhvillimit to forcave prodhuese e te marredhenieve ne prodhim. Eshte ky boshti kryesor i zhvillimit dhe formes se planifikimit te qyteteve te Shqiperise ne vitet 1945-1990. Sipas ketij mendimi ideologjik dhe filozofik u hartuan planet rregulluese, mbi te cilat u bazuan to gjitha zhvillimet e qyteteve dhe zonave te banimit. Ne qofte se perpiqemi t'i kategorizojme, mund te thuhet se planet rregulluese u hartuan per:
* -Rindertimin e qyteteve ekzistuese, me ciellimin kryesor pershtatjen e tyre me kerkesat e reja qe shtronte shocieria socialiste.
* -Ndertimin e qyteteve te reja, qe erdhen si domosdoshmeri e zhvillimit te industrise se lehte dhe te rende te asaj kohe sic ishin: industria ushqimore, nxjerrese, perpunuese, kimike etj.
* -Rregullimin dhe ndertimin e fshatrave si pasoje e koncepteve te reja mbi bujqesine dhe format e saj te prodhimit.

Forma dhe kerkesat e planeve rregulluese vareshin nga madhesia e qyteteve te cilat, sipas rregulloreve te kohes, preferoheshin te kasifikoheshin ne varesi te numrit te banoreve. Sipas ketij klasifikimi qytetet fillonin nga 2000 banore. Bazuar ne vjetorin statistikor 1978 numeroheshin rreth 35 qytete me deri 5000 banore, 12 qytete 5000 -10 000 banore, 5 qytete deri ne 20,000 banore, 4 qytete deri ne 50,000 banore, 3 qytete deri ne 100,000 banore dhe vetem nje qytet, Tirana, me mbi l00,000 banore.

Eshte e rendesishme te theksojme se te gjitha planet rregulluese ne vetevete bazoheshin mbi planet rajonale, te cilat hartoheshin paraprakisht dhe konsideroheshin ne formen e studimeve shkencore dhe komplekse. Qellimi kryesor i tyre ishte sigurimi i nje shperndarje racionale te qendrave te banuara ne lidhje te ngushte me qendrat e prodhimeve industriale dhe bujqesore, si edhe zgjidhja ne unitet e problemeve ndertimore ekonomike, inxhiniero - teknike dhe ato te ruajtjes se mjedisit. Ne parim, keto plane pasqyronin tere zhvillimin e ndertimeve te te gjithe degeve te ekonomise.

Qytetet shqiptare te kesaj periudhe jane zhvilluar ne haze to planeve rregulluese dhe studimeve urbanistike te vecanta, te hartuara nga institucionet perkatese.Dokumentacionet e arkivuara prane AQTN - se tregojne per nje proces aktiv dhe me nivel profesional projektues dhe planifikues ne Shqiperi gjate periudhes 1945 - 1990.

Me synimin qe te sherbeje si nje nisme per historikun e dokumentuar te zhvillimeve urbane te qyteteve shqiptare nepermjet planeve rregulluese dhe rolit te tyre ne procesin e planifikimit, ky liber trajton zhvillimin urban te qytetit te Gramshit, gjate periudhes kohore 1945 - 1990.

Bazuar mbi nje dokumentacion ekzistues, pjese e fondit to Arkivit Qendror Teknik te Ndertimit, se pari botimi fokusohet ne trajtimin e planeve rregulluese te ketij qyteti, duke bere nje paraqitje kronologjike te procesit te planifikimit dhe zhvillimit urban te tij. Me tej botimi perpiqet qe te jape nje panorame me te qarte te ketij procesi nepermjet evidentimit te dokumentave grafike dhe shkresore, treguesve urban, se bashku me teknikat e projektimit dhe bazen ligjore urbanistike.

I pare ne kete kendveshtrim, Gramshi eshte rast tipik i qyteteve te reja, qe ngrihen dhe zhvillohen si pasoje e zhvillimit te industrise dhe i forcave prodhuese, ku si element kryesor nuk ishte afersia me burimet e lendeve te para ose prodhimeve bujqesore, por faktoret gjeografike dhe vendndodhja strategjike, e cila krijoi mundesine e vendosjes se disa lloj industrive te vecanta me karakter strategjik per kohen dhe regjimin.

Autoret: Dr. Urb.Gjergj Thomai, Urb.Fatlinda Struga, Urb.Klaud Manehasa, Urb.Nerxhana Tallushi

You need to Log In to Like and Rate this post!
Average Rating: 0

Like: 2


(0)Comments

You need to Log In to comment this post!