Kavaja - Zhvillimi Urban 1945-1990

ISBN: 978-9928-131-90-4| Published: 2020-07-09 152 - Viewers

Ky botim, pjese e serise publikimeve te zhvillimit urban te qyteteve ne Shqiperi gjate priudhes 1945-1990, vjen ne vijim te botimit "Gramshi, Zhvillimi urban 1945-1990" dhe pershkruan zhvillimin e planifikuar te qytetit te Kavajes ne hapesiren kohore 1945 -1990, i cili duhet te kuptohet ne lidhje te ngushte me regjimin politik, shoqeror dhe ekonomik te kohes.

Edhe ne kete botim duam te rikthesojme se detyre kryesore e urbanistikes se asaj kohe ishte hartimi i planeve rregulluese dhe studimeve pjesore urbanistike, te cilat duhet te permbushnin kerkesat e sistemit shoqeror, politik dhe ekonomik to kohes te cilen u hartuan . Ne baze te kesaj filozofie, nclertimi dhe planifikimi i qyteteve lidhej ngushte me keta faktore
· zhvillimi i forcave prodhuese
· sistemi shoqeror
· shkalla e zhvillimit te kultures dhe teknikes se ndertimit
· faktoret gjeografike

Forma dhe permbajtja e planeve rregulluese varej nga madhesia e qyteteve te cilat, sipas akteve ligjore e nenligjore te kohes kasifikoheshin ne varesi te numrit te banoreve. Sipas ketij klasifikimi qytetet me te vegjel ishin ato me 2000 banore. Qyteti i Kavajes klasifikohej si nje qytet me 25000 banore. Planet rregulluese parashikonin zhvillimet ne aspektin funksional, ndertimor, arkitektonik, peisazhistik, higjienik dhe infrastrukturor te qytetit. Ato percakton in shtrirjen dhe kufijte periferike to qytetit, si edhe fazat zenies se territoreve si dhe te ndertimit. Planet rregulluese hartoheshin per nje periudhe 15 - 20 vjecare. Elementet e parashikuar nga plani paraqiteshin dhe shpjegoheshin qarte ne dokumentacionin e shkruar dhe ate grafik.

Qytetet shqiptare te kesaj periudhe jane zhvilluar ne baze te planeve rregulluese dhe studimeve urbanistike, te hartuara nga institucionet perkatese, qendrore ose vendore. Dokumentacionet e arkivuara prane AQTN - se tregojne per nje proces aktiv dhe me nivel professional projektues dhe planifikues ne Shqiperi gjate periudhes 1945 -1990. Edhe Kavaja, ruan trajtat dhe format urbane te zhvillimit bazuar ne planeve rregulluese te asaj kohe, te cilat ne shumicen e rasteve jane hartuar si rrjedhoje e drejteperdrejte e kerkeses per fju pergjigjur zhvillimit industrial te tyre. Ne varesi te dokumentave to gjetura dhe te analizuara jane evidentuar nje seri qytetesh te cilat, pavaresisht madhesise se tyre, paraqesin karakteristika tipike te zhvillimit te qyteteve sipas urbanistikes socialiste, ku si tipare kryesore qendrojne zhvillimi i zonave industriale dhe zhvillimi i zonave te reja te banimit.

Me synimin qe te sherbeje si nje nisme per historikun e dokumentuar te zhvillimeve urbane te qyteteve shqiptare nepermjet planeve rregulluese dhe rolit te tyre ne procesin e planifikimit, ky liber trajton zhvillimin urban te q-ytetit te Kavajes, gjate periudhes kohore 1945 - 1990.

Autoret: Gjergj Thomai, Fatlinda Struga, Oketa Borici, Nerxhana Tallushi

Duhet të jeni të Identifikuar qe të pelqeni/vlersoni postimin!

(3) Comments

You need to Log In to comment this post!