NJOFTIM: Për të shkarkuar "Manualin e Aplikimit Online për shërbimet e AQTN-së", klikoni - Këtu - 6312

Arkivi Qëndror Teknik i Ndërtimit

“Pa arkiva ska histori, Pa histori s'ka komb"

Arkivi Qëndror Teknik i Ndërtimit (AQTN), është themeluar me VKM NR.377 datë 26.07.1993 bazuar ne ligjin e Kuvendit Popullor Nr.7726, datë 29.06.1993 " Për Fondin Arkivor Kombëtar dhe për Arkivat". AQTN grumbulloi projekte teknike të ndërtimit të ish instituteve ( ISP Nr.1, Nr.2, Nr.3, Nr.4, N.GJ.GJ, ISPUK, ISPUN, ISPU ) periudha 1991-1990, për fondin që kishte Ministria e Ndërtimit, materiale të projekteve teknike të ndërtimit të institucioneve publike për periudhën 1990 e në vazhdimësi. AQTN ka një pasuri dokumentare prej 60 450 dosje (rreth 800 000 fletë). Dokumenti i parë i arkivit është i vitit 1911 "Rikonstruksioni i Urës së Bunës" mbi lumin Bunë, Shkodër. AQTN mirëmban, administron dhe përpunon dokumentat teknike prej kësaj kohe e në vazhdimësi.

Detyrat e Arkivit

Detyra kryesore e arkivit është që të ruajë, mirëmbaj dhe të administrojë dokumentacionin teknik te fushës së ndërtimit. Të plotësojë kërkesat e enteve private dhe shtetërore për dokumentacionin teknik që disponon.

Marrëdhëniet me rrethet

Arkivi nuk ka në varësi administrative arkivat e rretheve, por i ndihmon ato në drejtim të ruajtjes së materialeve me kriteret teknike e shkencore I kontrollon mbi këtë veprimtari. Organizon me rrethet veprimtari të ndryshme që kanë lidhje me arkivat.

Aktivitete te Ndryshme të veprimtarisë së arkivit

Realizimi i 19 takimeve të ciklit " Nderim figurave të shquara të inxhinierisë së ndërtimit " (në fushën e projektimit), në bashkëpunim me Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë, me Shoqatën e Arkitektëve dhe Shoqatën e veprave Hidroenergjetike. Në këto aktivitete një vend të veçantë zenë emrat e figurat e mjaft ixhinierëve të të gjitha fushave të ndërtimit, që me mendjen dhe punën e tyre kanë lënë gjurmë në fushën e ndërtimit në vendin tonë, veprat e të cilëve meritojnë respekt dhe mirënjohje. Botimi i 20 librave, ku jepet një informacion i gjerë për fushën e urbanistikës, arkitekturës dhe infrastrukturës. Bashkëpunim me Institutin e Kulturës Italiane për ekspozitat e përbashkëta me dokumentacionin e projekteve italiane të viteve 1928 - 1943.

Postimet e fundit

Publishing Date 2022-08-06

Digat Kryesore ne Shqiperi

Shqipëria është një vend shumë i pasur me ujë i cili për vet rëndësinë jetike që ka, kërkon një shfrytëzim...

Lexo me shume!
Publishing Date 2022-05-06

SARANDA - QYTETI I MUNGUAR

Historia e treguar ne kete kapitull ndihmon te kuptojme ngjarjet dhe shenjat kryesore te territorit, qe kane shenuar fil...

Lexo me shume!
Publishing Date 2022-04-06

ELBASANI - ZHVILLIMI URBAN 1945 - 1990

Historia e trevave te Elbasanit e ka zanafillen e saj ne shekullin II p.e.s. me vendbanimet e hershme ilire. Ne te dhena...

Lexo me shume!