Arkivi Qëndror Teknik i Ndërtimit

“Pa arkiva ska histori, Pa histori s'ka komb"

Arkivi Qëndror Teknik i Ndërtimit (AQTN), është themeluar me VKM NR.377 datë 26.07.1993 bazuar ne ligjin e Kuvendit Popullor Nr.7726, datë 29.06.1993 " Për Fondin Arkivor Kombëtar dhe për Arkivat". AQTN grumbulloi projekte teknike të ndërtimit të ish instituteve ( ISP Nr.1, Nr.2, Nr.3, Nr.4, N.GJ.GJ, ISPUK, ISPUN, ISPU ), për fondin që kishte Ministria e Ndërtimit, materiale të Bashkisë së Tiranës dhe Vendimet e KRRTSH. AQTN ka një pasuri dokumentare prej 45 000 dosje. Dokumenti i parë i arkivit është i vitit 1911 "Rikonstruksioni i Urës së Bunës" mbi lumin Bunë, Shkodër. AQTN ruan dokumentat prej kësaj kohe deri ne vitin 1990 ( përjashtuar VKRRTSH).

Detyrat e Arkivit

Detyra kryesore e arkivit është që të ruajë, mirëmbaj dhe të administrojë dokumentacionin teknik te fushës së ndërtimit. Të plotësojë kërkesat e enteve private dhe shtetërore për dokumentacionin teknik që disponon.

Marrëdhëniet me rrethet

Arkivi nuk ka në varësi administrative arkivat e rretheve, por i ndihmon ato në drejtim të ruajtjes së materialeve me kriteret teknike e shkencore I kontrollon mbi këtë veprimtari. Organizon me rrethet veprimtari të ndryshme që kanë lidhje me arkivat.

Aktivitete te Ndryshme të veprimtarisë së arkivit

Realizimi i 19 takimeve të ciklit " Nderim figurave të shquara të inxhinierisë së ndërtimit " (në fushën e projektimit), në bashkëpunim me Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë, me Shoqatën e Arkitektëve dhe Shoqatën e veprave Hidroenergjetike. Në këto aktivitete një vend të veçantë zenë emrat e figurat e mjaft ixhinierëve të të gjitha fushave të ndërtimit, që me mendjen dhe punën e tyre kanë lënë gjurmë në fushën e ndërtimit në vendin tonë, veprat e të cilëve meritojnë respekt dhe mirënjohje. Botimi i 7 Buletineve, ku jepet një informacion i gjerë për fushën e urbanistikës, arkitekturës dhe infrastrukturës. Bashkëpunim me Institutin e Kulturës Italiane për ekspozitat e përbashkëta me dokumentacionin e projekteve italiane të viteve 1928 - 1943.

Postimet e fundit

Publishing Date 2019-04-02

Godinat Industriale

Godinat dhe komplekset industriale u ndertuan pergjate viteve duke u zgjeruar dhe pershtatur me linjat e prodhimit, nevo...

Lexo me shume!
Publishing Date 2019-03-25

GRAMSH - Zhvillimi Urban 1945 - 1990

Zhvillimi i qytetve te Shqiperise ne periudhen kohore 1945 -1990 duhet te kuptohet ne lidhje te ngushte me regjimin poli...

Lexo me shume!
Publishing Date 2019-02-24

Hotelet - Para 1990

Hotelet (Para 1990 - Zhvillimi i Tipologjisë në Shqipëri). Ne kete botim, synohet qe nepermjet prezantimit te arkitek...

Lexo me shume!