KUKES -ZHVILLIMI URBAN 1945 -1990

ISBN: 978-99-28-131-98-0| Published: 2021-07-06 19 - Viewers

Gjurma me e vjeter e jetes njerezore ne qarkun e Kukesit eshte ne periudhen e Neolitit. Gjate shek. I -re e.s. qarku i Kukesit ka terhequr vemendjen e udhetareve te ndryshem per vendet si: Valbona (Tropoje), Bruti (Has) e Polina (Kukes), vende pushimi te emertuara prej romakeve. Mendohet se ne territorin e Kukesit ka jetuar fisi ilir i Sikulioteve. 1700 vjet me pare ne bashkimin e dy lumenjve Drin (Kukesi i Vjeter) ndodhej stacioni i njohur me emrin Gabuleo, ne rrugen antike Lissus-Naissus (Lezhe-Nish). Kjo rruge kishte nje rendesi strategjike te dores se pare per ushtrine dhe strukturat shteterore dhe ushtarake romake ne Dardanine e pushtuar e me tej deri ne Danub. Vendbanimi Gabuleo shfaqet dhe ne Tabelen e Pajtingerit qe eshte harte rrugesh e shek.III. Ne shekullin XVII, burimet historike flasin se ne vendin e bashkimit te lumenjve Drin banonte familja e Kukejve - nga mori emrin me pas Vila di Cucus. Kukesi shfaqet i shenuar me emrin "Kukusa" ne nje harte te vitit 1869. Pavaresisht fillimeve vetem ne fund te shek. XIX, Kukesi del vendbanim i konsoliduar dhe ishte nje fshat prej 13 shtepish. Ai shtrihej ne territoret e permbytura nga ujerat e Liqenit te Fierzes. Para vitit 1925, fshati Kukes banohej kryesisht nga banore vendas, aktiviteti kryesor i te cileve ishte bujqesia dhe blegtoria e cila zhvillohej ne te dy anet e lumenjve Drin i Zi dhe Drin i Bardhe.

Autoret: Dr.Urb. Gjergj THOMA, Urb. Fatlinda STRUGA, Ark. Iva MEZEZI, Urb. Nerxhana TALLUSHI

Duhet të jeni të Identifikuar qe të pelqeni/vlersoni postimin!

(0) Comments

You need to Log In to comment this post!