BOTIMET

Qyteti qe lindi nga nje keshtjelle - Histori ndertimore e qytetit te Shkodres

Projektueset Shkodra , nje qytet me histori 2400 vje~are dhe nga zbulimet e fundit arkeologjike mbi 5000 vjecare,nuk ka si te mos kete nje histori ndertimore te lashte por edhe te lavdishme sa vete qyteti qe ka evoluar se bashku me ndryshimet dhe zhvillimet social-ekonomike dhe politike te periudhave te ndryshme kohore. Natyrisht duke ditur se ne kete treve jetonte nje populI i vogel me kapacitete banuese dhe ndertuese jo te medha, ndertimet nuk i perkasin veprave madheshtore qe ka sot rajoni europian. Jo vetem kaq por pushtimet e njepasnjeshme, rrenimet, djegjet shkaterrimet e gjithe atyre pushtuesve qe shkelen ne kete vend dhe rregjimet totalitare qe sunduan nuk mundesuan nje zhvillim ndertimor te vrullshem dhe me vepra qe te mbesin ne historine rajonale per menyren, stilin dhe madheshtine e ndertimit.

Shkodra e filloi historine saj ndertimore nga Keshljella Rozafa per t'u zgjeruar dhe per te vazhduar jeten me vone ne nje fushe te sheshte qe ajo kishte ne veri te saj duke u rritur spontanisht me kohen sipas zhvillimeve te metejshme soeial-ekonomike. Por me kohen ajo fitoi nje qendrueshmeri urbanistike qe ka konturur sot nje qytet nder me te bukurit e Shqiperise persa i perket vlerave arkitekturore, trashegimise nder vite dhe fale edhe bukurive natyrore qe e rrethojne e qe ndoshta e bejne unik ne rajon me ujera te lumejve, liqenit, bjeshkeve dhe detit

Pikerisht ky liber ne menyre sintetike jep kete zhvillim ndertimor te Shkodres te ndare ne periudha deri ne ditet e sotme, duke pershkruar dhe biografi te me shume se 100 studiuesve, projektues arkitekte dhe konstruktore, tapagrafe, teknike dhe mjeshtra qe te gjithe se bashku punuan per se ate cfare eshte sot "Ndertimorja e Shkodres".

*Arkivi Qendror Teknik i Ndertimit, ka vene ne dispozicion te autores projekte te ndryshme arkitekturore, infrastrukture dhe urbanistike ne menyre qe te kete nje paraqitje sa me te qarte te ndryshimeve qe ka kaluar qyteti i shkodres nder vite.

Published 2018

Te projektosh per te jetuar - Katalog 1945-1990

Projektueset Ky katalog u hartua me kontributin e vyer te Arkitektes Vera Bushati, e cila i dha ngjyre veprave te realizuara para viteve 90-te ne Shqiperi nga mbi njeqind projektuese te talentuara. Veprat qe prezantohen ne kete botim jane rezultat i punes hulumtuese te stafit te perkushtuar te Arkivit Qendror Teknik te Ndertimit, duke shfletuar cdo projekt, pjese e Arkivit qe mban firmen e nje arkitekteje apo konstruktoreje.

Menduam qe te sillnim ne kete botim projektet e arkitekteve dhe konstruktoreve tona ne periudhen 1945 - 1990, pjese e pasurise se Arkivit Qendror Teknik te Ndertimit, per te vleresuar punen e tyre qe shpeshhere ka mbetur ne hije.

"Te Projektosh per te Jetuar - projektueset 1945 - 1990" ploteson kolanen e botimeve te realizuara nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Arkivit Qendror Teknik te Ndertimit. Kjo nisme eshte ndermarre per here te pare ne vitin 2015 me botimin "Spitalet - veshtrim tipologjik mbi arkitekturen shqiptare 1945 - 1990", per te vijuar ne vitin 2016 me botimin per "Ujesjellesa - Kanalizime, veshtrim historik i projektimit te ujesjellesa - kanalizime ne Shqiperi 1929 - 1990" dhe "Stacionet veshtrim tipologjik mbi arkitekturen shqiptare 1945 - 1990".

Published 2017

Tirana - Qyteti i munguar

Tirana - Qyteti i munguar Si dhe pse qytetet marrin formen qe shohim? Arsyet mund te jene te shumta, por ne kete material do te ndalemi ne nje marredhenie te ve<;:ante qe qyteti ka me ate pjese te imagjinates qe misherohet gjate historise se tij ne plane e projekte, qofshin ate te realizuara apo te parealizuara ... Kjo imagjinate eshte fryt sa i fantazise, aq edhe i racionalitetit njerezor. Diferenca midis qytetit te perditshem, real e te prekshem dhe atij te mendjes, te shprehur ne projekte e vizione te parealizuara apo te realizuara pjeserisht, krijon "qytetin e munguar". Eshte pikerisht ky i fundit qe perben hapesiren te cilen synojme te eksplorojme permes ketij kerkimi. Qyteti i munguar ne kuptimin e ketij materiali nuk nenkupton nje qasje nostalgjike, por perkundrazi, nje force shtytese drejt objektivit te qytetit te deshiruar, qytetit te mendjes, qytetit "ideal".

Ne kete kendveshtrim ky material synon te tejkaloje radhitjen e zakonshme te planeve dhe projekteve te hartuara per Tiranen, duke synuar te perdore si energji pozitive reflektimin mbi keto projekte, ne Iidhje me elemente te propozuar, te realizuar apo te paardhur ne jete asnjehere. Ne kete kuptim, kjo eshte nje menyre se si mund te trajtohet evolucioni i qytetit jo vetem duke analizuar ate qe ka ndodhur ne qytet, por edhe duke "germuar" ne ate qe nuk ka ndodhur asnjehere, ose ne ate qe mund te kishte ndodhur. Keshtu, gjera qe na kane mbetur ne mendje, apo frustrime pozitive, mundet me ne fund te dalin ne drite, te "vizualizohen" e natyrisht te perkthehen ne nje kontekst te ri, ne arkitekture, apo ne qytet.

Materiali eshte edhe nje perpjekje per te treguar se si permes kerkimeve arkivore dhe analizave historike te ecurise se qyteteve tona, mund te nxjerrim mesime shume te vlefshme per menyren se si duhet te veprojme sot dhe masat qe duhet te marrim per ndryshime te qasjes ne Iidhje me qytetin dhe territorin.

*Per te bere te mundur kete kerkim, ku analizohen me me detaj ato projekte qe ne i kemi konsideruar si me te rendesishmit per rithemelimin, formesimin dhe konsolidimin e qytetit te Tiranes midis viteve 1920-1990, ne menyre specifike i jemi referuar dokumenteve te vena ne dispozicion nga Arkivi Qendror Teknik i Ndertimit mbi bazen e nje projekti bashkepunimi midis AQTNjMZHUT dhe Universitetit POLIS.

Published 2016

STACIONET (veshtrim tipologjik mbi arkitekturen shqiptare 1945-1990)

Stacionet Ky botim vjen si finalitet i nje proiekti kerkimor, i zhvilluar ne kuader te bashkepunimit mes Fakultetit te Arkitektures dhe Urbanistikes dhe Arkivit Qendror Teknik te Ndertimit, nen ombrellen e Universitetit Politeknik te Tiranes e Ministrise se Zhvillimit Urban. Libri eshte vijim i natyrshem i nje pune dokumentuese e analizuese te nisur me heret, qe fokusohet ne trashegimine e ndertuar ne vitet 1945-1990 dhe perdor si instrument ekzaminues tipologjine arkitektonike. Pikerisht, kjo trashegimi mbetet nyja qe bashkon keta dy partnere ne proiekt: Arkivi Qendror Teknik i Ndertimit, si burimi me i pasur me informacion mbi proiektin arkitektonik e proceset e projektimit ne vitet e realizmit socialist dhe Fakulteti i Arkitektures e Urbanistikes, si strukture akademike me interes te vazhduar kerkimor ne ceshtjet e lidhura me zhvillimin e arkitektures. Per me teper, kjo shkolle e ka te ndertuar filozofine e sai formuese mbi tipologjine arkitektonike, ku kjo e fundit eshte mjeti permes te cilit studenti edukohet me nie qasie komplekse ndaj arkitektures e qytetit.

Ky botim fokusohet ne studimin e ndertesave ne sherbim te transportit ne Shqiperi, si nje tipologji arkitektonike, evoluimi i se des nuk eshte trajtuar me pare. Ne kete kotegori perfshihen te gjitha Ilojet e transportit, duke filluar nga ai automobilistik, hekurudhor, detar e deri tek ai ojror. Ne vijim, ndertesave te transportit do t'u referohemi me termin 'stacione', ku, ne aspektin arkitektonik, me te hasurat dhe me dometheneset jane stacionet hekurudhore qe shpeshhere sherbenin edhe si stacione per autobuset nderqytetes.

Published 2016

SPITALET (Veshtrim tipologjik mbi arkitekturen shqiptare 1945-1990)

Spitalet Ky botim, eshte nje tentative per te kthyer vemendjen ne nje kapitull te pashkruor te historise se orkitektures shqiptore; ne trashegimine e realizmit socialist. Duke hedhur veshtrimin ne nje periudhe ne te cilen eshte ndertuor shume dhe per te cilen eshte folur pak si dhe duke vleresuor te thyer tabune e perballjes me historikun e zhvillimit te vendit giate komunizmit, synohet te evidentohen vlerat orkitektonike e ndertimore te periudhes 1945 - 1990.

Nisma eshte pjese e nje projekti kerkimor qe po zhvillon Fakulteti i Arkitektures dhe Urbanistikes (UPT) ne bashkepunim me Arkivin Qendror Teknik te Ndertimit. Niohja, dokumentimi, eVidentimi, dhe studimi i veprave orkitektonike, urbane dhe ndertimore te realizuora gjate regjimit toto Iitor, jane objektivat kryesore te ketij kerkimi qe ka filluor ne vitin 2014.

Kemi zgjedhur te poraqesim nje veshtrim tipologjik mbi orkitekturen mbeshtetur edhe mbi traditen e shkolles shqiptore, e cila, ende sot, studion orkitekturen permes tipologjive ndertimore dhe funksionale. Ne kete botim, qe eshte i pori i nje cikli, veshtrimi do te ndalet tek orkitektura e ndertesave spitalore.

Published 2016

Ujesjellesa - Kanalizime (veshtrim historik i projektit te Ujesjellesa-kanalizime ne Shqiperi 1929-1990)

Urat ne Shqiperi Duke vëzhguar qytetet tona nga këndvështrimi i banorit, vizitorit, por edhe specialistit, kurrsesi nuk mund të mos përballesh me trashëgiminë historike dhe kulturore që vetë historia ka pasqyruar në të gjitha etapat e zhvillimit të saj. Dhe natyrisht, përmes kësaj trashëgimie veprat ndërtimore arkitektonike qëndrojnë të heshtura, me dritëhijet e veta ne raport me qytetin, historinë dhe kulturën, herë në harmoni dhe herë në kontradiktë me njëra-tjetrën, si shprehje të qarta të dokumentimit të historisë dhe të kulturës, por edhe të qëndrimit që brezat kanë mbajtur ndaj tyre përmes pohimit dhe mohimit të tyre, herë të mbështetura në baza shkencore, por në disa raste edhe të paragjykuara nga mediokriteti profesional dhe kulturor.

Libri “Ujësjellësa Kanalizime - Vështrim historik i projektimit të ujësjellësve dhe kanalizimeve në Shqipëri”, synon jo vetëm të hedhë dritë mbi një fushë mjaft të rëndësishme dhe interesante të projektimit e ndërtimit të ujësjellësve dhe kanalizimeve në vendin tonë, përmes dokumentimit arkivor dhe analizës dhe evidentimit të vlerave ndërtimore dhe profesionale, por edhe të hapë rrugën e studimeve dhe të botimeve të tjera, që i përkasin kësaj periudhe, duke hapur debatin për një dokumentim, evidentim, studim dhe vlerësim më të plotë profesional dhe shkencor nga pikëpamja ndërtimore të kësaj periudhe të rëndësishme.

Published 2016

Urat ne Shqiperi (Gjate Shekullit te XX-te)

Urat ne Shqiperi Në këtë botim, Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit (AQTN) paraqet historinë e ndërtimit të rrugëve e urave, duke filluar nga periudha e krijimit të Shtetit Shqiptar deri në fundin e viteve ’80-të. Ndryshe nga botimet e tjera në këtë fushë të cilat kanë qenë të karakterit historik e kulturor, me këtë botim duam të tregojmë lindjen dhe zhvillimin e industrisë moderne të ndërtimit në vendin tonë. Ndër botimet e mëparshme nuk mund të mos përmendim atë të ing. Jovan Adami në vitet '50-të, i cili njihet edhe si botimi i parë i sistemuar mbi rrugët dhe urat e vendit tonë dhe veçanërisht atë të Prof.Valter Shtylla në vitin 1998, i cili ka një saktësim dhe një përsosje të mëtejshme, veçanërisht për gjurmët e rrugëve dhe urave, që janë objekte të trashëgimnisë sonë kulturore.

Pasqyrimi i ndërtimit të urave të kësaj periudhe është ndarë në kapituj, bazuar në periudhat e ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së zhvillimit të vendit. Në material jepen pamje e foto të projekteve, të fazave të ndryshme të ndërtimit e shfrytëzimit të tyre. Ato shpesh shoqërohen me informacione të tjera, si lidhur me autorin e hartimit të projektit, ashtu edhe mbi historinë e ndërtimit të tyre. Të gjitha këto mbështeten mbi dokumenta, që ndodhen në AQTN-ë.

Nëpërmjet këtij botimi, AQTN-ja synon të jap një informacion sado të shkurtër lidhur me ndërtimin e rrugëve dhe urave në Shqipërinë e kësaj periudhe, informacion ky i nevojshëm si për studime inxhinierike ashtu edhe ato të historianëve e më gjerë.

Published 2016

Fillimi

Na ndiqni në Facebook për të rejat më të fundit
2017 © AQTN. All rights reserved.