Veprat Qe Ndertuan Histori

ISBN: 000-0000-000-00-0| Published: 2016-10-21 433 - Viewers

Më datë 21 tetor 2016 , Universiteti Metropolitan në bashkëpunim me Arkivin Qëndror Teknik të Ndërtimit çelen ekspozitën “Veprat që ndërtuan histori – Edicioni i parë”. Kjo ekspozitë është pjesë e një projekti të Departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit pranë SHPAL Universiteti Metropolitan Tirana, i cili në bashkëpunim me Arkivin Qëndror Teknik të Ndërtimit kërkon të nxjerrë në dritë disa nga veprat më të mira të ndërtuara në Shqipëri ndër vite.

Ky kërkim është edhe një nderim që i bëhet punës së projektuesve dhe ndërtuesve të këtyre veprave por nga ana tjetër, materialet e krijuara do shërbejnë si objekt studimi gjatë procesit mësimor nga studentët dhe pedagogët tanë të cilët merren me studimin e tyre në përgjithësi. Gjithashtu do shërbejnë edhe për rivlerësimin e shkallës së sigurisë të këtyre objekteve të kohës së shkuar.

Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit të “Universitetit Metropolitan Tirana” është i hapur ndaj çdo inisiative nga faktorë jashtë Universitetit për bashkëpunim të mëtejshëm rreth këtij projekti. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun prej datës 21 tetor 2016 deri në datën 11 nëntor 2016 në zonën e ish-bllokut, në ambientet e godinës së SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana”.

Autoret: UMT dhe AQTN

Duhet të jeni të Identifikuar qe të pelqeni/vlersoni postimin!

(0) Comments

You need to Log In to comment this post!